75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 21 Prill 2022 / AR

84 aksidente për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 84 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë, 61 kanë qenë vetëm me dëme materiale kurse 22 me të lënduar.

Ndërsa fatkeqësisht një aksident ka qenë me fatalitet.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë,  20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”./Indeksonline/