75 Mall Live Search
20:52 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / C E

Bayerni triumfues në “Der Klassiker”, shpallet kampion i Bundesligas

Ka përfunduar ndeshja mes kampionit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës së Borussia Dortmundit, derbi i njohur ndryshe si “Der Klassiker”, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Dortmundit.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Serge Gnabry, i cili shënon në minutën e 15’ për ta kaluar Bayernin në epërsi prej 1:0.

Golin e dytë për “Bavarezët” e shënoi ylli polak Robert Lewandowski në minutën e 34’, gol ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Dortmundi arriti të rikthehet në ndeshje, ku nga pika e bardhë shënon mesfushori Emre Can në minutën e 52’.

Shpresat e Dortmundit që të arkëtojë të paktën një pikë i shuajti tinejxheri Jamal Musiala, i cili shënon në minutën e 83’ për ta vulosur fitoren e Bayernit kundër Dortmundit me rezultat 3:1.

Me këtë fitore, Bayerni çon në 15 pikë diferencën me vendin e dytë Borussia Dortmundin, ku edhe arrin të shpallet kampion i Bundesligas për të 10 herë me radhë, dhe për të 31 herë në histori të këtij kampionati.

Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Bayernit.