75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 26 Prill 2022 / AR

Radhë të gjata, qindra qytetarë duan të marrin pjesë në gjyqin e Depp dhe Heard (VIDEO)

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard po vazhdon akoma dhe situata me dëshmitë e tyre po shkon duke u rënduar.Akuzat ndaj njëri-tjetrit e dëshmitë kanë tërhequr publikun gjithandej ndërsa një numër i madh është interesuar që përballjen gjyqësore të ish-çiftit të njohur ta shoh nga afër por edhe të dëshmojë.

Gazetari britanik Nick Wallis ka shpërndarë pamjet e radhëve për të hyrë në gjykatën e qarkut Fairfax në Virginia.

Sipas The Washington Post, 100 spektatorë mund të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë çdo ditë në seancë, ndërsa disa madje ofrojnë të paguajnë për byzylykët e dikujt tjetër në mënyrë që ata të mund të jenë pjesëmarrës.

Ylli i “Pirates of the Carribean” e ka paditur aktoren – me të cilën u shkurorëzua në vitin 2016 – për shpifje për shkak të një tregimi të publikuar në vitin 2018, ku ajo la të kuptohej se ai e kishte abuzuar me të.

Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një kolumne që pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollywood.

Heard, nga ana tjetër, ngriti një kundërpadi, duke e akuzuar aktorin për gjoja orkestrimin e “fushatave shpifëse” kundër saj dhe duke e përshkruar padinë si një vazhdimësi të “abuzimit dhe shqetësimit. Ajo kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim, si dhe imunitet nga pretendimet e Depp.