75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 29 Prill 2022 / B O

Rekord fantastik në NBA, ylli amerikan “bombardon” nga të gjitha pozitat

Phoenix Suns e ka mposhtur Orleans Pelicans me rezultat 115-109 për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore.

Chris Paul udhëhoqi Suns me një lojë që ka hyrë në historinë e NBA. Paul ishte 100% i saktë nga të gjitha tentimet duke arritur rekord të ri në NBA.

Ai pati 33 pikë, 5 kërcime, 8 asistime dhe 1 vjedhje në 36 minuta.

Nga 14 tentime për të realizuar, Paul shënoi në të 14 gjuajtjet për bilancin 100% nga të gjitha pozitat.

Këtë paraqitje, ylli i NBA e pati vetëm një javë para ditëlindjes së 37-të./Indeksonline/