Villarreal-Liverpool, nis pjesa e dytë e cila do ta përcaktojë finalistin e Ligës së Kampionëve

Ka filluar edhe pjesa e dytë e ballafaqimit ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit pas një spektakli të zhvilluar në 45 minutat e para.
Skuadra spanjolle pati paraqitje fantastike në pjesën e parë duke realizuar dy gola në minutat 3’ dhe 41’ përmes Dias dhe Coquelin që rrjedhimisht ka sjellë baraspeshën në rezultatin e përgjitshëm pasi Liverpooli e kishte fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e para një jave, transmeton KosovaPress.
Pjesa e dytë pritet të jetë po aq dinamike dhe pas të cilës edhe do të përcaktohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, gjithmonë nëse do të shmangen vazhdime apo edhe penalltitë.