Shitet për 8.4 milionë euro fanella që veshi Maradona kur shënoi me ‘Dorën e Zotit’

Fanella e veshur nga legjenda e futbollit, Diego Maradona, gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 1986, kundër Anglisë, është shitur në ankand për 8 milionë e 461 mijë e 490 euro e 5 centë.
Kur Maradona veshi këtë fanellë, ai shënoi golin vendimtar të fitores me dorën e tij të majtë, e cila ka epitetin si “Dora e Zotit”.
Edhe pse goli u shënua me dorë, gjyqtari i asaj ndeshje nuk e vërejti këtë, ndërsa Argjentina u kualifikua tutje, ku edhe fitoi Kupën e Botës po atë vit.
Ky është një rekord i ri i çmimit për një fanellë sportive, njofton Klankosova.tv.
Ikona e ndjerë e futbollit ndërroi fanellat me mesfushorin e Anglisë, Steve Hodge, pas përfundimit të ndeshjes, ai ka qenë në posedim të fanellës për 35 vitet e fundit.
Pas ndeshjes, Maradona tha se goli u shënua ‘pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit’.
Argjentina e fitoi atë ndeshje me rezultat 2-1.