Nëna e re vdes një ditë pasi u diagnostifikua me grip
Një nënë e re nga Phoenix të Arizonës ka vdekur tragjikisht vetëm një ditë pas kontraktimit të gripit.
Alani Murrieta ishte 20 vjeç dhe nuk kishte kushte shëndetësore para disa kohe kur ajo filloi të ndihej keq.
Ajo nxitoi për të arritur në spital pasi filloi të haste në vështirësi të frymëmarrjes dhe më pas u diagnostifikua me ‘Pneumoni’ nga mjekët që shpejt e vunë atë në një ventilator.
Megjithatë, gjendja e nënës së dy fëmijëve tashmë ishte përkeqësuar dhe ajo vdiq tetë orë më vonë.
“Ata diagnostikuan atë me grip, e dërguan atë në shtëpi për t’u shëruar me medikamente”, është thënë për Fox.
Pak kohë më pas, kur gjendja e Murrieta-s u përkeqësua, ajo u kthye në spital dhe iu dha një x-ray. Më pas mjekët kuptuan se ajo kishte ‘pneumoni’.
Ajo kaloi papritmas nga gripi në shndërrimin e pneumonisë. Më pas një faqe e hapur në rrjetet sociale ka mbledhur 15 mijë dollar për familjen e Murrietas.
Gripi është një sëmundje e zakonshme infektive virale që zakonisht përhapet nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes.
Është veçanërisht e zakonshme në Britani të Madhe, gjatë muajve të dimrit dhe simptomat përfshijnë kollitje, dhimbje gjoksi dhe ethe. Zakonisht nuk zgjatë më shumë se një javë por në raste të rralla si e Murrietës, mund të lindin konflikte fatale./Indeksonline/