Mësohet se çfarë u bisedua mes Ramush Haradinajt dhe deputetëve të LDK-së
Para se të fillonte seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, si rrallë herë kohëve të fundit janë parë në bisedë miqësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe disa deputetë të LDK-së.
Kryeministri i Kosovës për disa minuta kishte një sqarim me deputetët e opozitës që në shikim të parë dukej goxha miqësorë.
Indeksonline e ka mësuar edhe temën e bisedës e cila ka qenë mospajtuese mes palëve, por me tona të buta.
Ismet Beqiri i LDK-së e ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për vendimin që stadiumi të ndërtohet në Drenas.
“Çdokund stadiumi ndërtohet në kryeqytet. Stadiumi i Kosovës s’e ka pas vendin as në Llap, as Gollak, as Anomoravë, as Dukagjin, por as Drenas, përveç Prishtinës. Ky vendim është politik i dirigjuar nga Kadri Veseli” mësohet t’i ketë thënë Beqiri, Haradinajt.
Në bisedën përballë Haradinajt, deputetët e LDK-së ia kanë çelur edhe temën e demarkacionit. Ata e kanë kritikuar raportin e prezantuar dje duke thënë se nuk kishte fakte të reja. Në anën tjetër, kryeministri ka mbrojtur dy vendimet e qeverisë së tij duke qenë i bindur se janë vendime të duhura për vendin./Indeksonline/
http://indeksonline.net/gjigantet-boteror-me-stadium-nacional-ne-kryeqytet-kosova-jo-foto/