Kryesia e re e LDK-së në Podujevë, me figurat e vjetra dhe besnikët e Agim Veliut

Sot është zgjedhur kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Në baze te informatave te deritanishme, Indeksonline mëson se aty janë figurat e vjetra te saj, besnikët e Agim Veliut, ndonëse edhe disa te rinj te zgjedhur njihen si besnike te ish-kryetarit.
“Vezir Jonuzi, Bujar Gimolli, Nexhmi Rudari, Bunjamin Hoti, Isuf Latifi, Hasan Ajeti dhe Fatmir Gashi, Limon Zeqiri…”

Edhe përkundër që kryetari i Degës, Ekrem Hyseni, kishte paralajmëruar hapjen e partisë për figura te reja, sot u rikonfirmua se ka vetëm riciklime, dhe asnjë ndryshim brenda saj.



