75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 24 Maj 2022 / LB

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, reagon nënkryetari Zogaj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pasi sot gjendja me mbeturina në kryeqytet ka qenë kaotike, pasi këto të fundit nuk po grumbullohen nga kompania “Pastrimi”.

Ai në Twitter ka shkruar se janë duke punuar që të zhbllokojnë situatën mes kompanisë “Pastrimi” dhe kompanisë për menaxhimin e deponive.