Pronarët e rinj premtojnë se Milanin do ta rikthejnë në majat e futbollit evropian

Milani tashmë është në duart e “RedBird Capita” pasi blenë shumicën e aksionëve të gjigantit italian për 1.2 miliardë euro.
Pronarët e rinj qe e morën klubin nga Elliot Advisors kanë dhënë premtime të mëdha menjëherë pasi morën nën drejtim aksionet e Milanit, shkruan Indeksonline.
E pronarët e rinj, të cilët do ta marrin klubin në dorë nga muaji shtator, premtojnë se do ta rikthejnë klubin italian në majat e futbollit botëror, njëjtë si në fillim-vitet e 2000-ta.
“Prioritet i RedBird është që të punojë me fituesit e titullit sportiv dhe me menaxhmentin e klubit, për ta vazhduar rrugëtimin e Milanit për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. Një kombinim i një ekipi të suksesshëm në fushë, zhvillimi i lojtarëve dhe përforcimet, një operacion komercial i nivelit të lartë dhe eksperienca e RedBird në operimin dhe ndërtimin global të bizneseve sportive, do të sigurojë që kapitulli i ri në historinë e lavdishme të Milanit do t’i dërgojë Kuqezinjtë në lartësi edhe më të madhe”, thuhet në deklaratën e RedBird.
Themeluesi dhe partneri menaxherial i RedBird Founder, Gerry Cardinale shtoi:
“Ne jemi të nderuar që do të jemi pjesë e historisë së shkëlqyeshme të Milanit dhe mezi presim ta marrim rolin në kapitullin e ri të klubit, ndërsa ai të rikthehet në vendin e duhur në krye të futbollit italian, evropian dhe botëror.”