Deklarohet Policia për rrahjen e vajzave në Pejë, pamje nga grushtat e fortë e kapja për flokësh

Sot në stacionin e autobusëve në Pejë ka ndodhur një rrahje mes disa vajzave.
Në pamjet e siguruara shihet se vajzat kapen për flokësh e godasin njëra-tjetrën.
Lidhur me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova e ka konfirmuar këtë rast, duke njoftuar se Policia sapo është njoftuar menjëherë ka vepruar.
“Rasti ka ndodh, Policia ka marrë informacionet nga mediat, dhe menjëherë ka vepruar. Është në grumbullim të informacioneve, besoj tani janë identifiku të dyshuarat”, u shpreh Rugova.
Rrahje mes vajzave në stacionin e autobusëve në Pejë pic.twitter.com/tZ6EwmvrqC
— IndeksOnline (@IndeksOnline) June 6, 2022