75 Mall Live Search
15:50 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / MSH

Dembele flet me tifozët: Ndjehem mirë në Barcelonë

Kjo merkato do të hyjë në histori e Barcelonës për situatat atipike dhe të çuditshmet. Një pjesë e botës së futbollit pyet se çfarë motivimi do të ketë Robert Lewandowski për të ndryshuar Bayernin aktual për Barçën aktuale, ndërsa nga ana tjetër e ardhmja e Ousmane Dembele vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Në fakt e vërteta është se të dyja palët dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, por financat e katalanasve janë një peng i madh i dashurisë mes sulmuesit dhe klubit.

Sulmuesi francez vazhdon t’i qëndrojë besnikë deklaratës së tij që ndihet mirë te Barça.

Mesa duket ai është i gatshëm ta komentojë edhe në vendet më të papritura. Një fans ka postuar në rrjetet sociale bisedën e shkurtër që ka bërë me Dembele teksa priste në semafor në makinën e tij, me tifozin që e ka pyeti nëse do të qëndronte te Barcelona. “Po,” është përgjigjur Dembele.

I pyetur për mundësinë e Chelseat, sulmuesi vuri në dukje se ato ishin “thjesht thashetheme” dhe arriti në përfundimin se ai ndihej “mirë në Barcelonë”.