Rudiger kalon testet mjekësore te Real Madrid

Mbrojtësi Antonii Rudiger ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra spanjolle Real Madrid.
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar iu nënshtrua analizave mjekësore dhe kur u largua nga ambientet e spitalit, firmosi disa fanella për tifozët që ishin mbledhur për të.
Më pas, ish-lojtari i Chelsea-t shkoi për t’u takuar me Florentino Perez dhe për të nënshkruar kontratën që do ta bashkojë me “Los Blancos” për katër sezonet e ardhshme.
Pas vendosjes së firmës, Antonio Rudiger do të prezantohet nga vetë presidenti dhe më pas do të dalë para mediave në konferencën për shtyp para se të pozojë për herë të parë me fanellën e Real Madrid.