75 Mall Live Search
13:05 / E Martë, 21 Qershor 2022 / C E

Eriksen refuzon ofertën e Manchesterit, Brentford në pritje të përgjigjes

Christian Eriksen ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën e tij.

Sipas mediave angleze, ylli danez e ka refuzuar ofertën e Manchester United që i është bërë dje, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, skuadra që ia hapi derën në kohë të vështira, Brentford është në pritje të përgjigjes përfundimtare.

“Brentford nuk heq dorë pas ofertës së dorëzuar disa javë më pare. Shpresojmë që ai të vendosë brenda dy javësh, ai do të më telefonojë dhe do të më thotë se çfarë dëshiron të bëjë” tha Thomas Frank për AS.

Eriksen në fund të vitit të kaluar përfundoi kontratën me Interin pasi rregullorja e Serie A nuk lejonte të lunate pas sulmit në zemër që pati në Kampionatin Evropian.

Eriksen në gjysmën e dytë të sezonit luajti për Brentfordin, duke ndihmuar klubin që të mbetet në Premierligë. /IndeksOnline/