75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 24 Qershor 2022 / Gj. Sh

Drejtori i Bayernit flet për transferimin e Ronaldos

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, u raportua se do të trasnferohet te Bayern Munchen.

Por këto raportime i ka hedhur poshtë drejtori i klubi gjerman Hasan Salihamidžić.

“Këto thashetheme nuk kanë të vërteta”, tha ai për SkyDe, transmeton Indeksonline.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i lartë me një karrierë të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, historitë mbi marrëveshjen e mundshme me Bayern NUK janë të vërteta”, shtoi Salihamidžić.

Ronaldo nuk është në planet e trajnerit të ri të Manchester United, prandaj po kërkon një skuadër për sezonin e ri./Indeksonline/