75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Joao Felix tregon klubin e tij të ardhëshëm

Joao Felix është një lojtar që kërkohet në Ligue 1 dhe Premier League, teksa ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga La Liga.

Por ka qenë vetë lojtari i Atletico Madrid i cili u ka dhënë fund zërave të merkatos, duke u shprehur se është mirë dhe se nuk ka ndërmend të largohet.

“Jam mirë tek Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes. Jam i vetëdijshëm për atë që mund të bëj dhe për këtë arsye jam i qetë edhe me veten time”, u shpreh ndër të tjera Joao Felix.