Vazhdon seanca plenare e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës vazhdoi sot seancën e nisur dje, ku ishin nëntë pika të rendit të ditës.
Sot deputetët kanë në rend të ditës, shqyrtimin e Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, pastaj shqyrtimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave si dhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.
Dje në seancë pati shumë debat pasi mes pikave të rendit të ditës ishte edhe ajo për ngritjen e çmimeve.
Opozita kishte thirrur debat parlamentar për shkak të inflacionit, i cili sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tashmë është dyshifror.