Drita prezanton transferin e ri
Klubi Futbollistik Drita ka prezantuar si transfer të ri, mbrojtësin Ganez, Ekow Mills, transmeton Indeksonline.
‘’Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.’’, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai karrierën futbollistike e ka nisur në vendlindje në Accra të FC Storm Academy, ndërsa vjen tek Drita pas një përvoje në vjeçare në Spanjë.
Ekow Mills do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës./Indeksonline/