75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Chelsea afër marrëveshjes me Cityn për Sterling

Chelsea është shumë pranë marrëveshjes me Manchester Cityn, për shërbimet e Raheem Sterling.

Bisedimet mes klubeve për një marrëveshje të mundshme  kanë rritur ritmin këtë javë, raportojnë mediat angleze, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi anglez pritet të nënshkruaj një kontratë katër vjeçare me Chelsean.

Manchester City nga kjo marrëveshje do të përfitojë rreth 45 milionë funte.

Sterling ditët e fundit ka pasur edhe biseda me trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel, për hapësirën që do ta ketë në klub, dhe si duket është bindur nga këto biseda dhe dëshiron t’i bashkohet klubit londinez.

Sulmuesi anglez ishte pjesë e Man Cityt për shtatë sezone, ku ka shënuar 131 gola në 337 ndeshje./Indeksonline/