Zyrtare: Monza transferon edhe një futbollist nga Interi

Klubi i Monzës ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Stefano Sensi nga Inter.
Formula e transferimit të italianit është në formë huazimi deri më 30 qershor 2023, thuhet në njoftimin e klubit të Monza, transmeton Indeksonline.
Sensi është pjesë e Interit që nga viti 2019 dhe ka luajtur 52 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 4 gola./Indeksonline/