75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milan zyrtarizon blerjen e Messi..

Kampioni i Italisë, Milan, ka zyrtarizuar transferimin e brazilianit Messias Junior  nga Crotone në baza të përhershme.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë e Milanit:

AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Walter Messias Junior i është bashkuar klubit në baza të përhershme nga Crotone FC. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2024.

Pasi bëri 32 paraqitje dhe shënoi gjashtë gola në fushatën e fitimit të titullit të Klubit, Junior do të vazhdojë të mbajë fanellën e kuqezinjve./Indeksonline/