Dembele largohet nga stërvitja e Barcelonës ende pa filluar (VIDEO)

Futbollisti Francez, Ousmane Dembele, është larguar nga stërvitja e sotme e Barcelonës, ende pa filluar ajo.
Arsyeja e largimit të tij raportohet se është nisur për të nënshkruar kontratën e re me blaguranët, transmeton Indeksonline.
Dembele ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore para se t’i bashkohej stërvitjeve të para sezonit, dhe të nënshkruaj kontratën e re me Barcelonën.
Francezi ka pranuar një ulje të konsiderueshme rroge për të vazhduar në Camp Nou.
Anësori do të nënshkruajë edhe dy vite kontratë, deri në qershor 2024, dhe një ulje prej 40% të pagës./Indeksonline/