UP Hasan Prishtina-UAVEIRO, fillon ndeshja në sallën “1 Tetori”

UP Hasan Prishtina-UAVEIRO, fillon ndeshja në sallën “1 Tetori”
Ka filluar të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e ditës së sotme në sallën “1 Tetori”, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.
Takimi i fundit i këtij programi i takon Dy universiteteve, Hasan Prishtina nga Kosova dhe UAVEIRO nga Portugalia, raporton KosovaPress.
Henbollistët kosovarë janë në kërkim të fitores së dytë në këtë turne, pasi që mbrëmë mposhtën me rezultat 35:32 Universitetin MANDAUE.
Në anën tjetër, fitore në raundin e parë regjistroi edhe UAVEIRO, hendbollistët e të cilit shkatërruan me rezultat 65:12 Universitetin e Shkodrës.