75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / B O

Klopp për Darvin Nunez: Në sprintin e tretë ndaj Man Utd, gati shpërthyen mushkëritë e tij

Darvin Nunez nuk pati një debutim të veçantë për Liverpoolin në ndeshjen ndaj Manchester United.

Megjithatë, Klopp e ka arsyetuar blerjen më të shtrenjt të klubit ngase Nunez ka stërvitur vetëm tre herë me Liverpoolin.

“Nunez është një 9-sh që luan edhe në krah. Por më pas mund të shohim se ku do të luaj. Ishte vetëm seanca e tij e tretë dhe mendoj se pas sprintit të tretë mushkëritë e tij ishin gati të shpërthejnë. Ai do të na japë shpejtësi, agresivitet dhe fuqi në sulm” ka thënë Klopp./Indeksonline/