75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja, Gjilani eliminohet nga Konferencë Liga (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultat 3-1 ndeshja mes Liepajas dhe Gjilanit, e vlefshme për kualifikimet në Konferencë Ligë.

Me këtë rezultat skuadra kosovare eliminohet nga garat evropiane, pasi as fitorja në ndeshjen e pare me rezultat 1-0, nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje, shkruan Indeksonline.

Pjesa e pare e ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes u shënuan 4 gola, ku rezultati përfundimtar ishte 3-1.

Fillimisht Artus Karasauskas kaloi në epërsi Liepajan pasi ishte i saktë nga penalltia në minutën e 49-të.

Gëzimi i vendaseve zgjati vetëm dy minutat pasi Blerim Krasniqi barazoi rezultatin në minutën e 51-të.

Liepaja kaloi përsëri në epërsi me anë të Nemanja Belakovic, në minutën e 64.

Golin e tretë për Liepajën i cili ishte vendimtar në ndeshje e shënoi Dodo nga penalltia në minutën e 88-të./Indeksonline/