75 Mall Live Search
19:59 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ibra ngacmon tifozin e Interit: Sa më vie keq për ty

Zlatan Ibrahimoviç thuhet se është tallur me një tifoz të Interit teksa firmoste autografe në një event afër Lago Di Gardës:

Suedezi së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë pasi marrëveshja e tij e mëparshme skadoi më 30 qershor.

Ditën e djeshme ai mori pjesë në një event në Desenzano, pranë Lago Di Garda ku po stërvitet për t’u rikuperuar pas operacionit në gju, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Gazzetta.it”, Ibrahimovic ishte duke pirë një kafe në një bar lokal dhe një grup fansash e njohën dhe i kërkuan selfie dhe autografe.

Një tifoz i Interit ishte pjesë e grupit dhe Ibrahimovic u tall me të sapo mësoi se cilin klub mbështeste: “Tifoz i Interit? Ndjehem keq për ty”, dyshohet se ka thënë sulmuesi duke buzëqeshur.

Ibrahimovic kaloi tre sezone në Inter midis viteve 2006 dhe 2009 ku shënoi 66 gola në 117 paraqitje me “Nerazzurrët”.

Ai u largua për te Barcelona në një marrëveshje shkëmbimi me Samuel Eto’o, por u kthye në Itali pas vetëm një sezoni, duke iu bashkuar Milanit në verën e vitit 2010.