75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nuk ndalet Monza, gati transferimi i radhës

Monza nuk ndalet në merkato. Klubi italian do të luajë për herë të parë në histori në Serie A, ndërkohë që dyshja Berlusconi-Galliani po shfaqen tepër aktivë në përforcimin e ekipit.

Deri tani kanë firmosur me Monzën gjashtë lojtarë: Ranocchia, Sensi, Cragno, Pessina, Carboni dhe Birindelli. Emri i radhës që do t’i bashkohet Monzës është Gianluca Caprari.

28-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren italiane në qershor në humbjen 5-2 ndaj Gjermanisë, realizoi 12 gola sezonin e kaluar me Hellas Veronën në kampionat. Monza do e marrë në huazim për 3 milionë euro.

Në fund të sezonit mund ta blejë Caprarin për 8 milionë euro të tjera, ndërkohë që Hellas Verona do të përfitojë edhe 1 milion euro nëse Monza qëndron në Serie A.

Operacioni në total prek shifrën e 12 milionë eurove. Dy emrat e tjerë që pritet t’i bashkohen ekipit italian janë Filippo Ranocchia, qendërmesfushori 21-vjeçar i Juventus U23, dhe Warren Bondo, 18-vjeçari që sezonin e fundit ishte pjesë e Nancy, i cili luan në të gjithë rolet e mesfushës.