Nunez i mbyll gojën kritikëve, katër gola në një ndeshje (VIDEO)

Transferi i ri i Liverpulit, Darvin Nunez, më në fund e ka gjetur vetën te skuadra angleze.
Uruguaiani ka shënuar katër gola në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Leipzigut, shkruan Indeksonline.
Nunez ishte futbollisti më i kritikuar në javët e fundit, dhe me këto katër gola ai i ka mbyllur gojën shumë prej tyre.
Liverpuli në këtë ndeshje arrit të fitoj me rezultatë të thellë 5-0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi egjiptiani Mohamed Salah.
Pjesa e dytë foli vetëm për sulmuesin e sapo ardhur Darvin Nunez.
Golin e parë personal uruguaiani e shënoi në minutën e 48-të nga penalltia.
Nunez pasi e gjeti golin e parë, nuk u ndal në minutat në vazhdim.
Ai deri në fundin e ndeshjes shënoi edhe tre gola të tjerë në minutat 51, 68 dhe 90.
Katër golat e ndeshjes së sotme kanë mbyllur gojën e shumë kritikëve ndaj tij, e sidomos të tifozëve të Manchester United, të cilët u tallen me Nunezin pasi në dy ndeshjet e para nuk arriti të shënoj disa herë në portën e zbrazët.
Shumë prej tyre e krahasuan Nunezin me Andy Carrollin, i cili është shquar për huqje të mëdha sa ishte te Liverpuli./Indeksonline/