Hysaj drejt La Liga-s, gjiganti spanjoll e kërkon për krahun e djathtë

Elseid Hyasaj nuk ka të ardhme te Lazio. Këtë ia ka bërë të qartë trajneri Maurizio Sarri mbrojtësit shqiptar që pas fazës përgatitore në Auronzo di Cadore, ka dhënë sinjale lamtumire.
Trajneri Toskan kërkon ta forcojë mbrojtjen me Palmierin e Chelsea-t por fillimisht duhet të sistemojë Hysajn për të cilin gjatë orëve të fundit ka shfaqur interes Valencia.
Genaro Gatusso e dëshiron kapitenin e Shqipërisë për të forcuar krahun e djathtë por klubi duhet të bëjë një sforcin ekonomik pasi Lazio synon të arkëtojë 5 milionë euro.
Mes klubeve kanë nisur kontaktet e para por pavarësisht nëse finalizohet marrëveshja me Valencia nose jo, Hysaj duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti italian.
Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një takim tjetër mes palëve dhe ndopshta do të ketë hera e duhur që klubet të bien dakort për t’i ndezur dritën jeshile transferimit të mbrojtësit në La Liga.