Sprovë e madhe për Gatusson, nesër e provon këtë gjë për herë të parë
Genaro Gatusso ka një start tejet të dobët me Milanin si trajner. Pavarësisht se i kishte dy ndeshje të lehta në debutim, Gatusso nuk arriti të shijojë fitoren.
Por, sfida ndaj Bolonjës mund të jetë e treta e vërteta për të. Për tu afruar më lehtë te fitorja, Gatusson do të rrezikoi që të ndryshoi formacion.
Nga loja me tre mbrojtësa, italiani ka vendosur që të nisë ndeshjen me formacionin 4-3-3. Është interesante se asnjëherë më parë në karrierë Gatusso nuk e ka aplikuar këtë formacion.
I njëjti njihet për lojën e fortë në mbrojtje ndërsa ky formacion ka tipare sulmuese. Mbetet të shihet se si do t’i dal rezultati në fushë./Indeksonline/