75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / k.v

Dembele nuk llogarit në Bremerin, shënon gol mahnitës kundër Juventusit – video

Ylli francez ka shënuar dy gola tejet të bukur në barazimin e mbrëmshëm 2:2 të Barcelonës, ku te goli tek i cili e zhbllokoi rezultatin ka lënë të shtrirë për toke mbrojtësin e ri të Juventusit, Gleison Bremer.

Barcelona barazoi miqësoren e saj të parafundit parasezonale në Amerikë me rezultat 2:2 me gjigantin italian Juventus.

Ndeshja e cila u zhvillua në “Cotton Bowl” në Dallas, u dominua nga Barcelona, përcjell KosovaPress.

Ousmane Dembele ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 34’ para se Moise Kean të barazonte shifrat për Juventusin pesë minuta më vonë.

Vetëm një minutë pas kësaj, Dembele e riktheu epërsinë e Barcelonës në 2:1, por Kean barazoi sërish rezultatin në 2:2 në minutën e 51’.

Barcelona dominoi 59% të posedimit të topit, realizoi 501 pasime dhe 20 goditje në portën e Juventusit.

Ndërkaq, Dembele kur e zhbllokoi rezultatin në 1:0, ai shënoi njërin nga golat më të bukur të karrierës së tij te “Blaugranët”, pavarësisht se ishte ndeshje miqësore.

Golin e parë të Dembeles kundër Juventusit e gjeni më poshtë.