75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Maldini largohet nga Milani

Skuadra e Milianit ka njoftuar se futbollisti Daniel Maldini është transferuar te skuadra e Spezias.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes një komunikate në faqen zyrtare, transmeton Indeksonline.

Në komunikatë thuhet se Maldini do të transferohet te spezia në formë huazimi i cili do të zgjasë vetëm një sezon dhe nuk do të ketë opsion për blerje.

Mesfushori kreativ 20 vjeçar, është djali i drejtorit Paolo Maldini dhe nipi i legjendës së Milanit, Cesare Maldini.

Ai bëhet anëtari i parë i familjes Maldini që do të luajë në një klub të Serie A e që nuk është Milan.

Daniel Maldini ka bërë 15 paraqitje në Serie A deri me tani në karrierën e tij, duke shënuar një gol, i cili për çudi ishte kundër klubit të tij të ri, Spezia, në shtator të vitit 2021.

20 vjeçari është zyrtarizuar edhe nga klubi i Spezias, ku është prezantuar përmes një video që mund ta ndiqni më poshtë./Indeksonline/