Daniel Maldini prezantohet te Spezia

Daniel Maldini është huazuar te Spezia. Sulmuesi i Milanit do të përfitojë minuta tek ekipi i ri, shpreson të shënojë sa më shumë për të ndihmuar bardhezinjtë për të qëndruar në Serie A, teksa është shfaqur modest në prezantimin përpara tifozëve të rinj.
“Vetëm pse quhem Maldini, nuk do të thotë se kam lindur futbollist. Edhe unë duhet të vrapoj dhe të stërvitem, të punoj dhe të impenjohem çdo ditë. Kur futëm në zonën kundërshtare me topin në këmbë, unë ndjek fatin tim”, deklaroi 20-vjeçari, i cili luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues anësore.
Daniel është gjenerata e tretë e dinastisë Maldini. Gjyshi Cesare dhe babai Paolo kanë fituar shumë dhe janë kthyer në legjendat e kuqezinjve. Daniel është tepër larg nivelit të tyre, por ai shpreson të bëjë sa më mirë në aventurën e parë larg ekipit të zemrës.
Maldini Junior fitoi titullin kampion me ekipin e Stefano Piolit sezonin e kaluar. Ai shënoi vetëm një gol në Serie A, pikërisht ndaj Spezias në transfertë, sfidë që kuqezinjtë e fituan 1-2.