75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo i kthehet zanatit, Real Madrid shkatërron Sevillan [Video]

Real Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Sevillan.

Madrilenët e nisën furishëm takimin duke shënuar në minutën e 3-të me anë të Nachos.

20 minuta më pas, lojtari i sapozgjedhur si më i miri në botë, CR7, dyfishoi epërsinë.

Ronaldo nuk u ndal më kaq, pasi shënoi edhe një gol tjetër nga penaltia në minutën e 31-të.

Dy golat tjerë për Realin i shënuan Kroos dhe i riu Hakim Achraf. /IndeksOnline/