Diego Jota nënshkruan kontratë të re me Liverpulin

Diego Jota ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Liverpulin, kontratë pesë vjeçare që do ta mbajë atë deri në vitin 2027 në ekip.
Portugezi iu bashkua klubit në vitin 2020, ku po kalon një formë të shkëlqyer, transmeton IndeksOnline.
“Tani, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re afatgjatë, është padyshim nga këndvështrimi i klubit një provë e besimit në mua si lojtar. Për mua, padyshim që është shumë mirë të vendos se do të jem këtu për një kohë. Pra, fillimi i një sezoni të ri, le ta bëjmë atë.” tha ai për Liverpoolfc.com