75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ky është klubi i ri i Hekuran Kryeziut

Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re.

Ai i është bashkuar klubit zvicerran Winterthur, shkruan Indeksonline.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht Hekuranin në Winterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shumë shëndet, gëzim dhe sukses me FC”, thuhet në njoftimin e klubit.

Hekuraun Kryeziu e njeh shmë mirë kampionatin zvicerran pasi nga viti 2011 ka luajtur për skuadrat si Luzern, Vaduz dhe së fundi Zurich.

29 vjeçari ka bërë edhe 27 paraqitje për kombëtaren e Kosovës për të rritur./Indeksonline/