13:58 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Lojtari i KB Pejës sulmohet nga qentë endacakë

Para dy ditësh u zyrtarizua si lojtari me i ri i Klubit Basketbollistik Peja.

Por si duket Brad Waldow ka përjetuar një nga eksperiencat më të hidhura me të arritur në Pejë.

Basketbollisti amerikan është sulmuar nga qentë endacakë që në ditën e parë të qëndrimit në Pejë.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet se i është dashur intervenimi i mjekut dhe vendosja e penjëve për të mbajtur plagën e shkaktuar në muskul të këmbës.

May be an image of 1 person and text that says 'bradwaldow 54m 8 Boomerang by instagram Day 1 PEJE'

Peja është një nga komunat me më së shumti probleme me qentë endacakë./Indeksonline/