75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Kurti: 1 shtatori do të jetë një ditë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 1 shtatori do të jetë një ditë normale.

Ai nuk përjashton mundësinë e një marrëveshjeje tjetër gjatë takimit të ardhshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kështu tha Kurti gjatë një interviste për BBC-në në gjuhën serbe, e botuar të martën, kur u pyet për datën kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë.

“1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë”, u shpreh Kurti./Indeksonline/