75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani falënderon tifozët e Shkupit ”Shvercerat”

Ballkani të ejten mbrëma ka mposhtur skuadrën e Shkupit me rezultat 2-1 në Maqedoni.

Përkundër rivalitetit në fushë, në momentin e hyrjes në fushë të futbollistëve të Ballkanit, tifozët e Shkupit, ”Shvercerat”, në tribuna kanë krijuar atmosferë fantastike duke i mirëpritur me duartrokitje dhe duke kënduar këngë për heroin e Kosovës, Adem Jasharin, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Ballkanit sot ka falëndëruar i tifozët dhe klubin e Shkupit për pritje të ngroht dhe vëllazerore.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e ‘play-off’- it të Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javen e ardhëshme në Prishtinë./IndeksOnline/