75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Detajet e marrëveshjes mes Manchester United dhe Real Madrid për Casemiron

Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin e Casemiros nga Real Madridi.

Gazetari Fabrizio Romano, ka bërë të ditura detajet e kësaj marrëveshje, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij Manchester United ka paguar 60 milionë funte për shërbimet e brazilianit plus 10 milionë funte bonuse.

Casemiro do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Paga e tij do të jetë në mesin e futbollistëve më të paguar te djajtë e kuq.

Në bazë të kontratës Casemiro do të ketë fitime shtesë në pagë të cilat lidhen me përformancën dhe nëse Manchester United kualifikohet në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/