Dy ambasadorë shkojnë në Junik, flasin me kryetarin Shehu për potencialin e komunës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë shkuar për vizitë në Komunën e Junikut.
Ata u takuan me kryetarin Ruzhdi Shehu ku diskutuan për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës.
“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryebashkiakun Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai./Indeksonline/
Wonderful visit to the Municipality of Junik today, together with @NickAbbottFCDO to meet Mayor Shehu and members of his team. We had a good discussion of Junik’s potential and the municipality’s economic development priorities. pic.twitter.com/urGRtcWS0s
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2022