75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 23 Gusht 2022 / Gj. Sh

Llapi transferon portierin e njohur

KF Llapit po vazhdon përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ata së fundi kanë transferuar por portierin Agron Kolaj, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Llapit.

Kolaj vjen nga skuadra e Besës dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Njoftimi i plotë:

𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢𝐭 🧤🤝

“Gardiani” i gjatë 193 cm në dy edicionet e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja

KF Llapi dhe portieri 21 vjeçar, Agron Kolaj kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme.

Kolaj vjen si përforcim për portën tonë pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese.

Ekipi ynë dhe portieri përspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës tre vjeçare.

Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e shtabit teknik.

Transferimin e Kolajt e ka kërkuar tash e disa kohë trajneri Batatina, i cili i dëshiroj mirëseardhje numrit 12 të ri të skuadrës sonë.

MIRËSEVJEN KOLAJ 💙

vazhdojmë #përparallapi #newgoalkeeper #agronkolaj12

/IndeksOnline/