Hajnat futen në shtëpinë e Aubameyang, e rrahin dhe i vjedhin sende me vlerë

Mëngjesi i sotëm ka qenë i rëndë për futbollistin e famshëm, Pierre-Emerick Aubameyang. Hajnat janë futur në shtëpinë e tij për të kryer një grabitje.
Sulmuesit janë futur nga kopshti i shtëpisë dhe me tu futur brenda i kanë drejtuar armën lojtarit të Barcelonës.
Më pas ata e kanë rrahur sulmuesin gabonez dhe e kanë kërcënuar gruan e tij. Personat me kapelë kanë kërcënuar çiftin që të hap kasafortën duke u larguar më pas nga shtëpia me një Audi A3 të bardhë.

Alysha Behague, bashkëshortja e futbollistit, ka njoftuar më pas policinë. Autoritetet janë ende në përpjekje për të identifikuar autorët dhe për t’i gjetur ata./Indeksonline/