75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 30 Gusht 2022 / A. M.

​Hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll në kategorinë e meshkujve. Kampionati fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra pasi Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë.

Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa është mysafire e Trepçës dhe pritet një ndeshje interesante.

Interesant pritet të jetë edhe takimi Kastrioti – Vushtrria. Bëhet fjalë për dy skuadra të përforcuara që kanë pretendime në kampionatin e ri.

Deçani -Vëllaznimi dhe Rahoveci – Llapi janë dy ndeshjet tjera të xhiros së parë. Prishtina është e lirë.