Kosovë-Armeni, tre mysafirë specialë po e shikojë së bashku ndeshjen

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave është duke zhvilluar ndeshjen kundër Armenisë, e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023.

Këtë ndeshje nga afër po e përcjellin kryetari i FFk-së, Agim Ademi, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe deputetja e partisë ”Guxo”, Jeta Statovci.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0./IndeksOnline/
