Zyrtare: Soler lojtar i ri i PSG-së

Carlos Soler edhe zyrtarisht është transferuar te PSG.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi francez përmes një komunikate për media, transmeton IndeksOnline.
Soler ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me PSG-në.
”Dëshiroj të falënderoj të gjithë për mirëseardhjen që kam marrë. Jam shume i lumtur ! Është një aventurë e re në karrierën time, e para jashtë Valencias dhe jashtë Spanjës, dhe ndihem shumë krenar dhe shumë i emocionuar që filloj të punoj me shokët e mi të skuadrës! Mezi pres t’i takoj dhe të jap gjithçka për këtë fanellë.”, u shpreh Soler pas zyrtarizimit./IndeksOnline/