Klopp kërkon falje për humbjen dhe merr përgjegjësinë

Humbja e rëndë e Liverpool-it në Napoli në Ligën e Kampionëve ka shtuar krizën në skuadër. Jurgen Klopp e ka marrë përgjegjësinë për këtë disfatë.
“Ishte një natë shumë zhgënjyese, kështu që më duhet t’u kërkoj falje atyre. Problemet që kishim ishin të dukshme. E para është se Napoli luajti një lojë vërtet të mirë dhe ne luajtëm një lojë vërtet të keqe. Ishte vërtet e vështirë të pranohej, por jo aq e vështirë të shpjegohej. Pra, është detyra ime të zgjidh, është përgjegjësia ime”, ka thënë Klopp.
I pyetur për mundësinë e shkarkimit, ngjashëm si Tuchel te Chelsea, gjermani ka përjashtuar mundësinë.
“Kush e di, ka lloje të ndryshëm pronarësh. Pronarët tanë janë mjaft të qetë dhe presin që unë ta zgjidh situatën dhe mos prisni që ta bëjë dikush tjetër. Kështu e kanë parë gjithmonë dhe ditën që do të ndryshojnë mendje do ma thonë” ka deklaruar gjermani./Indeksonline/