75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Ballkani – Cluj, ja vlerat e dy skuadrave në aspektin financiar

Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.

Skuadra kosovare, debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit.

Sa i përket vlerës financiare, Cluj vlen dukshëm më shumë rreth 28 milionë euro, kurse Ballkani ka vlerë rreth 4.18 milionë euro.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, në këtë garë, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy skuadrat kanë deklaruar se janë gati, në skuadrën kosovare mungon  mesfushori Edvin Kuc, që që do të zëvendësohet nga Qëndrim Zyba.