75 Mall Live Search
16:39 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / Gj. Sh

Krunic rinovon kontratën me Milanin

Kampioni i Italisë, Milan, ka njoftar se ka vazhduar kontratën me futbollistin Rade Krunic.

Futbollisti Boshnjak ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë publik përmes faqes zyrtare të klubit, transmeton IndeksOnline.

”AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Rade Krunić ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2025.

Rade iu bashkua AC Milan në verën e vitit 2019 dhe ka luajtur 91 ndeshje në të gjitha garat për kuqezinjtë, duke i dhënë mesfushës me soliditet dhe cilësi.”, thuhet në njoftim.